Një nga pinguinët më të rrallë në botë është shpallur si zogu i vitit në Zelandën e Re. Bëhet e ditur se pinguini me sy të verdhë, ose hoiho, është më i madhi nga speciet e pinguinëve kontinental të Zelandës së Re dhe është i dallueshëm për brezin e verdhë të zbehtë të puplave. Hoiho jeton përgjatë pjesëve të bregut lindor dhe në ishujt Auckland nën Antarktik.
Sipas departamentit të ruajtjes, besohet se kanë mbetur afërsisht vetëm 4,000 deri në 5,000 në botë dhe numri i tij është në rënie. Konkursi i zogut të vitit filloi në vitin 2005 për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të zogjve vendas të Zelandës së Re, shumë prej të cilëve janë të kërcënuar, në prag të zhdukjes ose tashmë të zhdukur për shkak të habitateve në rënie ose aktiviteteve njerëzore.
Gjitarët e vetëm vendas të Zelandës së Re janë lakuriqët e natës dhe speciet detare, duke vënë në qendër të vëmendjes zogjtë e rrallë. Konkursi dyjavor tërhoqi më shumë se 52,000 vota të verifikuara me Hoihon që siguroi 6,328 vota për të fituar.