Google Messages do të prezantojë një veçori e cila ka filluar disi të publikohet. Funksioni është i ngjashëm me Snapchat. Bëhet e ditur se filtrat disponohen me ndërfaqen e kamerës brenda aplikacionit. Sipas mediave të huaja, veçoria vjen me nëntë opsione filtri, si një lepur, dinosaur dhe kapele. Deri më tani, duket se ky nuk është ende një version i gjerë dhe funksioni nuk është i disponueshëm për shumicën e njerëzve për momentin. Kjo veçori mund të mos jetë aq argëtuese për disa, por është një shtesë e vogël e bukur në Google Messages dhe është në përputhje me Google e cila po përgatit një sërë veçorish për aplikacionin.
Nëse jeni përdorues i Android, aplikacioni Google Messages është ai që duhet ta përdorni me patjetër. Kjo pasi ai përmban veçori nga më të ndryshmet duke përfshirë enkriptimin dhe ndarjen e imazheve me cilësi të lartë. Por, tani përdoruesit e versionit beta të Google Messages mund të provojnë edhe funksionin e redaktimit të mesazheve që u jep atyre 15 minuta kohë për të ndryshuar një mesazh që tashmë është dërguar.
Mirëpo, edhe personi të cilit i dërgohet mesazhi duhet të jetë duke përdorur versionin beta të aplikacionit në mënyrë që veçoria të funksionojë. Për të kontrolluar nëse jeni përdorues i versionit beta të Google Messages klikoni në Settings, pastaj në Apps dhe Messages. Në fillim është përfolur që përdoruesit do të lejoheshin të modifikonin mesazhet edhe 30 minuta pas dërgimit të tyre. Por, tani kjo funksionin vetëm për 15 minuta.
Google, shërbimet e të cilit përdoren nga miliarda njerëz në mbarë botën, ka një veçori që e lejon atë të regjistrojë në heshtje zërat e përdoruesve dhe t’i ruajë ato për qëllime të tjera. Google ruan audion e aktivitetit të përdoruesit në ueb dhe në aplikacione, duke përfshirë ndërveprimet verbale tek “Kërko”, “Asistentin” dhe “Hartat” për të përmirësuar teknologjitë e njohjes së zërit.