Pas humbjes 2-1 me Italinë, Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Dramë, përmbysje, raste dhe emocione deri në limite për kuqezinjtë, që marin pikën e parë në këtë event. Tashmë ka mbetur edhe ndeshja e tretë e Grupit B kundër Spanjës në datën 24 Qershor.
Kuptohet se do të na duhej një mrekulli ndaj Spanjës, por edhe një barazim na mban shpresën gjallë për tu kualifikuar në grupin tjetër.
Edhe pse tashmë futbollistat e Kombëtares shqiptare i njohim, le t’ju prezantojmë pak me partneret e tyre. Disa prej djemve janë të martuar dhe prindër të fëmijëve, disa vetëm në një marrëdhënie të cilën e kanë bërë publike e disa ende e mbajnë romancën e tyre private.
Jasir Asani dhe partneren e tij, Giota
Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani, pak kohë më parë zbuloi se ishte i dashuruar. Partnerja e Jasirit është një shqiptare e Maqedonisë së Veriut pak vite më e vogël se futbollisti.
Berat Gjimshiti dhe partnerja e tij, Alisa Menkovic
Historia e gjatë e dashurisë së Berat Gjimshitit me partneren e tij serbe, Alisa Menkovic është kurorëzuar me një fëmijë. Alisa Menkovic, që e shohim shpesh në fotot e shpërndara në rrjetet sociale të futbollistit është edhe nëna e djalit të tij me emrin Lion.
Elseid Hysaj dhe partnerja e tij, Fiorenza Lestakaj
Çifit ka kurorëzuar dashurinë e tyre në altar në vitin 2019. Hysaj dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë në vitin 2016 me djalin Elis, në 2021 lindi vajza Gloria dhe në 2023 Teo, fëmija i tretë.
Marash Kumbulla dhe partnerja e tij, Greta Manzato
Kumbulla dhe partnerja e tij janë në një lidhje prej afro pesë vitesh, që kur mbrojtësi i Kombëtares luante për Veronën. Ajo e ndoqi në aventurën e re në Romë dhe janë shumë të lumtur, teksa janë edhe prindër të një vajze me emrin Matilde.
Frederic Veseli dhe partnerja e tij Eleonora
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Frederic Veseli ka zbuluar për herë të parë partneren e tij në vitin 2022. Bukuroshja quhet Eleonora dhe është italiane.
Jon Mersinaj dhe partnerja e tij, Dina Radeljic
Futbollisti i Kombëtares, Mersinaj është në një lidhje me vajzën kroate, Dina Radeljic.
Ermir Lenjani dhe partnerja e tij, Herolinda
Futbollisti i kombëtares, Ermir Lenjani zgjodhi të martohej pa shumë zhurmë. Në fshehtësi të plotë, ai dhe partnerja e tij kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre në vitin 2019 dhe u bënë prindër të një djali me emrin Rian në vitin 2021
Myrto Uzuni dhe partnerja e tij, Uarda
Partnerja e Uzunit prej pak kohësh është vajza e quajtur Uarda. Dy të rinjtë duket se po kalojnë një romancë larg syve të publikut, por mediave nuk i ka shpëtuar edhe kjo lidhje.
Arlid Ajeti dhe partnerja e tij, Pranvera
Ajeti është martuar me një vajzë ashtu shqiptare, përkatësisht Pranverën, me të cilën ka krijuar familje.
Etrit Berisha dhe partnerja e tij, Aida
Etrit Berisha dhe e dashura e tij, Aida janë prej vitesh në një lidhje serioze.
Ylber Ramadani dhe partnerja e tij, Dardane
Ramadani dhe partnerja e tij, Dardane kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në vitin 2020 dhe janë prindër të dy fëmijëve.
Lindon Selahi dhe partnerja e tij, Bora Koldashi
Selahi dhe Borakanë kurorëzuar dashurinë e tyre në altar në vitin 2022. Bora është një vajzë shqiptare, e cila jeton në Kroaci.