Pas një fushate të fortë elektorale në kushtet e një pandemie, gjithçka u përmbyll mbrëmjen e kaluar me përfundimin e procesit të votimit në të gjithë Shqipërinë. Me një pjesëmarrje totale prej 47.94% të votuesve, deri tani ajo e cila kryeson në rang kombëtar është PS-ja me 48.95%, PD-AN me 38.86% ndërsa LSI-ja me 7.05% të votave.
Ajo çfarë pritet me ankth dhe padurim është rezultati final i numërimit të votave që mund të shpallet pas 48 orësh, sipas lajmërimit të KQZ-së. Sakaq, ne kemi vendosur t’ju argëtojmë në këto momente kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, duke ju treguar se çfarë parashikon horoskopi për ditën e sotme për 6 liderët politik në vend.
Edi Rama – “Gaforrja”
Shpesh kur fyejmë mund të ndjejmë dhe inat brenda vetes për të keqen që kemi bërë. Është një situatë që ndërvepron brenda njeriut, duke sjellë një luftë ndjenjash që qartësohen me shumë vështirësi pas orëve të tëra meditimi.
Lulzim Basha – “Binjakët”
Sot nuk të duhet të jeni shumë i ashpër. Me butësi do të rregulloni çdo situatë dhe mënyra juaj e komunikimit do bëhet model sjelljeje.
Ilir Meta – “Dashi”
Duhet të kujdeseni më shumë për gjendjen tuaj nervore në këto ditë megjithëse vendimtare për fatin tuaj ashtu edhe stresuese. Dita do ju shkojë plot ankth.
Monika Kryemadhi – “Dashi”
Mos mendoni shumë për të shkuarën, kur nuk keni kohë mjaftueshëm për të ardhmen. Duhet sa më shpejt që të trajtoni vetveten, duke e kuruar për çdo padrejtësi apo stuhi që ju përplas në vazhdimësi jeta.
Erion Veliaj – “Virgjëresha”
Mos hezito të jesh vetvetja Virgjëreshë. Çdo moment i ditës sot mund të jetë sprovues, por me buzëqeshjen që reflektoni do të rrëzoni çdo kurth dhe mirësia juaj triumfuese do ju japë forcë për të mos toleruar askënd që ju hyn në hak. Bëni mirë që mbani këtë qëndrim.
Sali Berisha – “Peshorja”
Asnjë moment i ditës nuk do të reflektojë qëndrimin tuaj rreth gjërave që ju rrethojnë. Këtë mënyrë ia keni impostuar vetes duke u gjetur papritur e rrethuar nga falsiteti. Kjo ditë mund t’ju çojë drejt meditimit dhe për rrjedhojë marrjen e një vendimi me rëndësi në jetën tuaj.