Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk mungon prezenca e vranësirave mesatare të larta transparente e kalimtare, të cilat do të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Era fryn me drejtim veriperëndim – verilindje e me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në jug, nga orët e pasdites, era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
18/33
Diell
Kukës
17/32
Diell
Lezhë
18/32
Diell
Dibër
14/31
Diell
Durrës
19/33
Diell
Tiranë
19/31
Diell
Elbasan
18/35
Diell
Berat
16/34
Diell
Vlorë
18/32
Diell
Korçë
15/27
Diell
Gjirokastër
17/33
Diell
Sarandë
19/32
Diell