Aktualitet

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e me alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell). Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, në relievet malore të vendit ka reshje shiu me intensitet të ulët e afatshkurtra.

Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore. Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/28
Re diell

Kukës
9/24
Re diell

Lezhë
16/25
Re diell

Dibër
11/24
Re diell shi

Durrës
14/26
Re diell

Tiranë
16/26
Re diell

Elbasan
16/27
Re diell

Berat
14/27
Re diell shi

Vlorë
16/25
Re diell

Korçë
10/24
Re diell

Gjirokastër
12/27
Re diell

Sarandë
15/26
Re diell