Aktualitet

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime për pjesën e parë të ditës e më pas me alternime vranësirash, të cilat priten më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të dobëta e lokale në relievet malore të vendit në orët e mesditës deri të pasdites. Në intervale të shkurtra kohore ka shtrëngata të izoluara kryesisht në majat e maleve në lindje të territorit.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit e sidomos në zonat luginore. Era fryn me drejtim veriperëndim-veri e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare, era merr shpejtësi 5-12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
17/30
Diell re

Kukës
14/26
Diell re shi

Lezhë
17/29
Diell re

Dibër
15/26
Diell re shi

Durrës
18/32
Diell re

Tiranë
18/32
Diell re shi (në male)

Elbasan
17/29
Diell re shi (në male)

Berat
18/27
Diell re

Vlorë
18/28
Diell re

Korçë
13/24
Diell re shi

Gjirokastër
16/28
Diell re shi(në male)

Sarandë
18/28
Diell re shi(në male)