Celebrities

Njihuni me pamjen shokuese të The Weeknd në videoklipin e tij të ri!

Këngëtari i njohur, The Weeknd mori vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMA pasi u shfaq me shenja në fytyrë. Ai fitoi çmimin “Videoja më e mirë e vitit R&B” për “Blinding Lights” dhe dukej sikur kishte thyer hundën, teksa sytë i kishte të nxirë, madje kishte edhe njolla gjaku.

The Weeknd, u shfaq me këtë look edhe kur ai interpretoi në “Saturday Night Live” në muajin mars. Për më tepër, 30-vjeçari, shokoi publikun me pamjen e tij në videoklipin e ri të titulluar “Save your tears”.

Fytyra e këngëtarit në video dukej sikur kishte pësuar një operacion radikal plastik.

Pak kohë më parë, The Weeknd zbuloi se lëvizja “Black Lives Matter” dhe COVID-19 e frymëzuan për albumin e tij të ri.