Të gjithë e dimë që dimri po ofron, kështuqë duhet të përgatiteni për një ndryshim në pamjen tuaj. Një lyerje flokësh mund të rifreskojë totalisht pamjen tuaj dhe t’ju bëjë të dukeni krejtësisht ndryshe.
Edhe pse mendohet se dimri është për ngjyra të tokës që nuk tërheqin shumë vëmendje, këtë vit duhet të eksperimentoni.
Ngjyra rozë dhe bionde janë dy nga ngjyrat që do të jenë trend për këtë sezon.Përveç kësaj këto ngjyra do të mund t’i kombinoni me të zezën dhe të sillini një “look” të veçantë e të guximshëm.Megjithatë duhet të gjeni çfarë ju përshtatet vetë ju më shumë dhe të mos hezitoni të provoni.