Rrugëtimi në Kampionatin Europian të Futbollit vijoi ditën e djeshme për gjashtë skuadra të tjera. Në 15:00 u luajt Angli-Kroaci, në 18:00 Austri-Maqedonia e Veriut dhe në 21:00 të mbrëmjes Holandë-Ukrainë. Ndeshja Angli-Kroaci ka qenë e vlefshme për Euro 2020 dhe është fituar 1-0 nga Tre Luanët falë një goli të Raheem Sterling.
Rikujtojmë, se një tifoz anglez është shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi ka rënë nga shkallët në Wembley, menjëherë pas fillimit të Angli-Kroaci. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar atë që ka ndodhur.
Së fundmi është bërë e ditur se minuta e 82 në Angli-Kroaci hyri në historinë e Kampionateve Evropiane. Trajneri anglez Gareth Southgate nxorri në fushë Jude Bellingham në vend të Harry Kane, duke e bërë mesfushorin e Borussia Dortmund, 17-vjeç, lojtarin më të ri që ka marrë pjesë ndonjëherë në finalet e një kampionati evropian.
Anglezi theu rekordin e mëparshëm, i cili i përkiste hollandezit Jetro Williams, 18 vjeç në Poloni-Ukrainë 2012. Rekord i dyfishtë në fakt për Bellingham, sepse mesfushori bëhet gjithashtu edhe anglezi më i ri, që ka luajtur në një turne të madh ndërkombëtar.
Rikujtojmë, se ishin katër shqiptarë në formacionin titullar në debutimin historik të Maqedonisë së Veriut në finalet e një eventi madhor të futbollit, siç është Europiani.
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti ndërkaq, pas udhëtimit në Holandë, ku u takua me mikun e tij Seedorf dhe angazhimit gjatë ceremonisë së hapjes së Euro 2020, dha një intervistë për mediat vendëse, duke folur për karrierën e tij me verdhekuqtë dhe për turneun aktual europian.