Gossip Showbiz

Njihuni me Jane Dipika Garrett, Miss-i ‘plus size’ nga Nepali që theu standardet e bukurisë!

Ajo ishte zgjedhur si vajza më e bukur në Nepal, ndërsa mesazhi i saj është ta duash veten ashtu siç je. Miss Universe Nepali është 22-vjeçarja Jane Dipika Garrett, e cila do të përfaqësojë vendin e saj në konkursin botëror këtë muaj në El Salvador. Me fitoren, bukuroshja hyri në histori si gruaja e parë ‘plus-size’ që fitoi titullin prestigjioz ‘Miss’ dhe do të jetë vajza e parë plus-size që do të konkurrojë në një konkurs botëror të bukurisë.

Jane, e cila theu paragjykimet dhe të gjitha standardet e mëparshme tipike të bukurisë me fitoren e saj, është një infermiere dhe një sipërmarrëse. Në rrjetet sociale i ndërgjegjëson gratë për shëndetin mendor dhe përpiqet t’i ndryshojë standardet e bukurisë. Janë ka si mision jo vetëm të përfaqësojë veten por të gjitha vajzat dhe gratë me linja të kolme, që vuajnë nga mbipesha apo çrregullime të problemeve hormonale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jane Garrett (@jadedipika_)

Jane nuk e priste fitoren dhe tregoi se ishte shumë e lumtur sepse arriti të thyente stereotipet. Para se të aplikonte në konkurs, ishte demotivuar nga pamja e jashtme dhe iu desh shumë kohë që ta pranonte veten ashtu siç është. Jane ka treguar se ka sindromën e vezores policistike dhe gjatë pandemisë ka luftuar edhe kundër depresionit.

Konsumoja ushqim jo të shëndetshëm, madje pija duhan. Megjithatë, papritmas pata një dëshirë të madhe për të ndryshuar, kështu që iu dorëzova rutinave të kujdesit për veten.