Health & Beauty Lifestyle

Njihuni me hulumtimin më të fundit për gratë që punojnë ulur më shumë se 8 orë!

Qëndrimi i tepërt ulur rëndon shpinën, qafën, shpatullat, shkakton tharjen e muskujve glutealë të vitheve dhe gjithashtu ndikon keq edhe në shëndetin mendor. Ky trend shqetësues i qëndrimit ulur dhe moslëvizjes ndikon keq në shëndetin e përgjithshëm, thonë mjekët dhe paralajmërojnë se qëndrimi i tepërt ulur është po aq i dëmshëm për trupin sa edhe pirja e duhanit. Mjekët thonë se qëndrimi i tepërt ulur mund të çojnë lehtësisht në inflamacion të nervit më të madh në trupin e njeriut, nervit shiatik.

Ai kalon nga shtylla kurrizore përmes ijëve dhe poshtë në pjesën e pasme të këmbëve, ku një person zakonisht ndjen dhimbje kur shtrëngohet. Mjekët shtojnë se qëndrimi ulur shkakton edhe shkurtim të muskujve të ijëve, gjë që mund të sjellë probleme me kyçet. Po kështu, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme me shpinën, veçanërisht nëse uleni vazhdimisht në një pozicion të keq.

Hulumtimet mbi gratë që punojnë ulur treguan se qëndrimi ulur për më shumë se dhjetë orë në ditë bën që trupi i tyre të jetë biologjikisht më i vjetër për tetë vjet dhe studiuesit gjermanë kanë treguar se qëndrimi ulur rrit rrezikun e disa llojeve të kancerit, si kanceri i zorrës së trashë, mukoza e mitrës dhe mushkëritë.

Hulumtimet kanë lidhur qëndrimin ulur me një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Mund të jetë përgjegjës për obezitetin, presionin e lartë të gjakut, sheqerin e lartë në gjak, yndyrën e tepërt të trupit rreth belit dhe nivelet e kolesterolit jo të shëndetshëm. Mungesa e lëvizjes gjatë ditës mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin mendor të një personi dhe studimi i publikuar së fundmi thotë se njerëzit që kalojnë më shumë kohë ulur janë në rrezik më të lartë të depresionit.