Një Land Rover Ceremonial i vitit 1958, i cili është pjesë e Koleksionit Historik Kombëtar në Muzeun Kombëtar të Australisë, është një nga gjashtë makinat identike të ndërtuara në Sydney, posaçërisht për shërbimet mbretërore. E konstruktuar si një komplet TKD (Total Knock Down) nga Pressed Metal Corporation me bazë në Sydney, Land Rover-i australian është i ngjashëm me makinat e përdorura nga Mbretëresha Elizabeth II në turneun e saj në Commonwealth në vitin 1954.
Sipas detajeve të publikuara nga RELMR (The Registry of Ex-Military Land Rovers) tetë makina ishin ndërtuar nga Land Rover për këtë turne, me një prej tyre e cila u la për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, një e dërguar në Zelandën e Re dhe gjashtë prej tyre në ekspeditë me vela në Bermuda në nëntor të vitit 1953 dhe në Gjibraltar në maj të vitit 1954. E ndërtuar me një shasi prej 2187mm të Land Rover,e cila ishte e re për vitin 1954, Royal Review Land Rovers përdori një motor 2.0 litërsh me katër cilindra dhe të gjithat përfunduan me një nuancë të thellë vere e quajtur Royal Claret. Në vitin 1958, qeveria australiane e porositi flotën e saj të Land Rover-ëve ceremonial për t’u përdorur për vizitat e ardhshme mbretërore dhe personaliteteve të larta. Kërkesa përkoi me vizitën e Mbretëreshës e planifikuar për më vonë gjatë atij viti.
Land Rover e bëri furnizimin me komponentë, dhe makinat u montuan në Sydney. Për vizitën e Mbretëreshës në Australi në vitin 1963, Land Rover-ët Ceremonial u përdoren për parada, dhe më vonë u përdoren për të njëjtin qëllim kur Mbretëresha Elizabeth II dhe Princesha Anne e vizituan Sydney-n në vitin 1970.