Sport

Njihuni me formacionet zyrtare të Zvicër-Gjermani, Xhaka në luftë për barazim!

Zvicra dhe Gjermania ndeshen në takimin e fundit të Grupit A, për të mbyllur fazën në grupe.

Ekipit të Murat Yakin i mjafton vetëm një barazim për të kaluar më tej si vend i dytë, por shanset për t’u kualifikuar janë të mëdha edhe nëse mposhtet në këtë takim, si vend i dytë ose si një nga katër vendet e treta më të mira.

Nga ana tjetër, “Panzerat” janë të kualifikuar për më tej, teksa i duhet vetëm një barazim për të siguruar vendin e parë. Gjithsesi Nagelsmann ka habitur me zgjedhjet e tij, duke mos bërë asnjë rotacion.