Një burrë në Indi tani posedon duart e një gruaje pasi iu nënshtrua një transplanti të rrallë të dy gjymtyrëve. Marrësi ishte një piktor dhe i mori organet nga Meena Mehta, një grua që ishte shpallur e vdekur në tru, por ishte zotuar të dhuronte organet pas vdekjes.
Kjo ishte procedura e parë e tillë në Nju Delhi, sipas Spitalit Sir Ganga Ram, ku u krye operacioni. Mediat lokale thanë se operacioni u krye në janar, zgjati rreth 12 orë dhe pacienti ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Rikujtojmë, se një burrë, duart e të cilit mbetën të papërdorshme nga skleroderma, mori një jetë të re, pas asaj që besohet të jetë transplanti i parë i dyfishtë i duarve në botë për këtë sëmundje.
Steven Gallagher u diagnostikua me sklerodermë, një sëmundje autoimune që shkakton shenja në lëkurë dhe organet e brendshme, pasi pati një skuqje të pazakontë në faqet dhe hundë, rreth 13 vjet më parë dhe dhimbje në krahun e djathtë.
Mjekët fillimisht thanë se mund të ishte lupus, më pas menduan se ishte sindroma e tunelit të kyçit të dorës dhe ai iu nënshtrua një operacioni, por kur dhimbja u kthye në të dy krahët ai u referua te një specialist i cili konfirmoi se kishte sklerodermi. Gjendja preku zona duke përfshirë hundën, gojën dhe duart dhe rreth shtatë vjet më parë, gishtat e tij filluan të përkulen derisa ishin në pozicionin e grushtit dhe ai vuajti nga dhimbje të tmerrshme.