Showbiz

Njihuni me 64-vjeçaren që do të bëjë namin në “Për’puthen 40”: “Nuk i kam problem lekët tek partneri, i paguaj dhe vetë”

Mbrëmja e kaluar në “Për’puthen Prime” rezervoi surpriza të shumta dhe të papritura. Për herë të parë u prezantuan konkurrentët mbi 40-vjeç që do të marrin pjesë në formatin më të ri të këtij spektaklit televiziv. Këtë herë janë mëse gati të gjejnë dashurinë personat mbi 40-vjeç dhe të gjithë kandidatët ishin mjaft të këndshëm.

Ajo e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte një Zonjë nga Fieri e cila quhet Luljeta Nallbani. Që me hyrjen e saj ajo dhuroi plot energji dhe të qeshura. Luljeta është një pensioniste 64-vjeçare e cila jeton në qytetin e Fierit dhe adhuron udhëtimet. Pavarësisht moshës ajo është krejtësisht pa komplekse dhe jetën e saj e ka patur plot aventura.

Luljeta zbuloi pak më shumë detaje për veten duke rrëfyer se e pëlqen shumë palestrën dhe aktivitetin fizik. Për partnerin e saj nuk ka shumë kërkesa, nuk i kushton fare rëndësi moshës apo sa para mund të ketë ai. Zonja 64-vjeçare shtoi se do dëshironte që partneri i saj të jetë pa flokë dhe sa i përket gjendjes ekonomike ajo nuk e ka fare problem, paguan vetë për gjithçka pasi është mirë ekonomikisht.

“Vetëm të shkojmë nëpër udhëtime dua. Më pëlqejnë shumë udhëtimet nuk rri dot në një vend” – u shpreh ajo gjatë prezantimit të saj teksa nuk ngurroi të bënte dhe disa ‘squats’ për energji.