Mark Sinclair, i njohur si Vin Diesel, është një nga ata aktorë të famshëm që thjesht nuk mund të mos i pëlqesh. Pavarësisht se zakonisht luan si “bad boy” në filma, ka shumë më tepër në fakt për të. Në fakt, ka një anë krejt tjetër të tij që ne nuk mund ta shohim shumë shpesh.
Ai është një baba dhe partner i shkëlqyeshëm për të dashurën e tij. Ai e do familjen, fansat e tij, të cilët gjithashtu i konsideron si familje. Mediat e tij sociale janë të mbushura me pozitivitet. Njihuni me disa karakteristika që me siguri nuk i dinit të këtij super aktori të Hollywood-it.
1. Ai është një baba shumë i mirë.
Vin Diesel nuk e tregon shumë jetën e tij personale në rrjetet sociale, por kur e bën këtë, postimet e tij janë gjithmonë plot dashuri dhe buzëqeshje dhe të gjithë mund të tregojnë se ai është një njeri familjar. Ai dhe partnerja e zemrës, Paloma Jimenez, kanë 3 fëmijë: Hania, Vincent dhe Pauline. Ai thotë se është krenar gjithë kohës për fëmijët e tij.
2. Ai është një partner i dashur.
Aktori 53-vjeçar u takua me partneren e tij në vitin 2007 dhe ata janë ende së bashku. Kjo tregon se sa e veçantë është lidhja e tyre dhe se ata bëjnë një çift të shkëlqyeshëm së bashku. Në një intervistë, ylli i filmit nuk u përmbajt kur foli për admirimin për partneren e tij:
Unë jam pa fjalë. Ajo është aq mahnitëse dhe e bukur nga brenda. Ajo është gjithçka, është nëna e përsosur.
3. Pamja e tij ‘mashtron’, ai në të vërtetë është shumë i thjeshtë.
Përveç se është një njeri familjar, ai është një djalë i mirë, i gjithanshëm që është gjithmonë i qeshur dhe i dashur për fansat e tij. Ai shpesh poston art të bërë nga adhuruesit në profilin e tij në Instagram dhe nuk humbet asnjë rast për të falënderuar fansat dhe për t’i quajtur ata familjen e tij.
Përulësia e tij është një nga shumë gjërat që i kanë dhënë atij ndjekës besnik.
4. Ai shpesh dhuron për bamirësi.
Vin Diesel bën shumë punë bamirësie dhe vetëm disa vjet më parë, ai u bashkua me Cody Walker dhe ata grumbulluan mbi 100,000 dollarë për “ROWW” e cila është një organizatë jofitimprurëse që synon të ndihmojë njerëzit në të gjithë botën kur goditen nga një fatkeqësi natyrore.
5. Ai nuk është vetëm një aktor i talentuar.
Vin Diesel nuk është vetëm një aktor i shkëlqyeshëm, ai ishte shumë argëtues kur ishte më i ri. Ju mund të befasoheni kur të dini se ai ka qenë një ‘breakdancer’ në adoleshencë. Por talentet e tij nuk ndalen këtu. Aktori është gjithashtu një këngëtar me mjaft zë.
6.Në fund të ditës, ai është ende një nga “djemtë e këqij” të Hollywood-it.
Ai mund të jetë një djalë i ëmbël, familjar, por nuk mund të harrojmë se ai është krijuar për të luajtur rolet e “djemve të këqij”. Më i famshëm ai është për rolin e tij si Dominick Toretto në filmin “Fast and Furious”, mashkullin e fortë e tipik që të gjithë e duan në filma.