Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ndërkohë, 3 banorë të rinj janë futur sot në “BBV3”. Sara Karaj, Julia Iliriani dhe Silvi Forte janë tre banorët e rinj të Big Brother VIP3. Të pyetur se kush u pëlqen deri tani, Julia i pëlqen Roza, por ka një mospëlqim të fortë për ata që shajnë dhe bullizojnë. Sara nuk dha emra, ndërkohë që Silvi u shpreh Erjola.
Mbetet për t’u parë sesi do të priten dhe do të ambjentohen tre banorët e rinj në shtëpinë më të komentuar dhe më të famshme të momentit.