Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i mbajnë njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Show gjigand dhe më i shumëprituri nga të gjithë Big Brother Vip Albania 3 nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij, i cili premton të jetë mjaft surprizues. Produksioni sigurisht që ka bërë një punë të madhe dhe të kujdesshme. Prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço.
Në kolltukun e opinionistëve do të jetë themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari dhe krah tij deputetja Oriela Nebiaj. Ori, që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”.
Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Duke qenë se po flasim për ta, ju njohim me 18 banorët e parë që sonte kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në vend.