sport

Njihuni me 12-vjeçarin basketbollist që po “çmend” rrjetin me gjatësinë e tij!

Amerikani 12-vjeçar Jacob Carter është 2 metra e 4 centimetra shtatlartë dhe ka një peshë gjithashtu të pabesueshme prej 124 kilogramësh. Ai u dallua në një turne të quajtur “Rondo Elite”, të organizuar nga Rajon Rondo dhe ku merrte pjesë edhe djali i Rondo.

Carter dhe Rajon Rondo Junior u kombinuan shkëlqyeshëm së bashku duke dominuar turneun, e duke fituar ndeshjet. Sesa e jashtëzakonshme është shtatlartësia e tij mjafton të bëjmë krahasimin me gjigandin e sotëm të NBA-së, Wembanyama. Ai ishte vetëm 180 centimetra në moshën 13-vjeçare, pra 24 centimetra më pak, duke qenë një vit më i madh sesa ai. Jacob Carter është bërë fenomeni i ri i basketbollit amerikan dhe shumë klube të kampionatit të kolegjeve po interesohen për të.