Celebrities Gossip Sport

Njihet si tifozja më seksi në botë, e reja parashikon ndeshjen Kroaci-Shqipëri!

Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll ka arritur në Gjermani ku është duke u përgatitur për Euro 2024 dhe në një story në Instagram ka shprehur zhgënjimin për akomodimin në dhomën e hotelit.

Tifozja më seksi në botë, Ivana Knoll do të jetë e pranishme për të mbështetur Kroacinë në Hamburg përballë Shqipërisë. Në një intervistë përpara startit të ndeshjes, ajo dha një intervistë për mediat kroate, duke parashikuar takimin me Shqipërinë.

Do të fitojë Kroacia 2-0 dhe do të shënojë Petkovic, meqë humbi penalltinë përballë Spanjës

Ivana Knoll ka “ndezur” rrjetin pas fotove hot që ka postuar në Instagram. Ish-miss Kroacia ka tërhequr vëmendjen e të gjithve në Gjermani me veshjen e saj duke bërë tifo për skuadrën e zemrës. Ajo ka veshur pantallona të gjata dhe një bluze të shkurtër e cila i tregon dekoltenë e gjoksit dhe format trupore. Veshja e modeles ishte me ngjyrat e flamurit të Kroacisë. Ajo deklaroi pak më parë se do të ishte në mbështetje të skuadrës së kombit të saj.