Bota

Njësoj si një skenë në filmin “Indiana Jones”, zbulohet varri i lashtë sekret në Jordani!

Varret e fshehta siç duket nuk kanë qenë thjesht pjesë e filmit të famshëm “Indiana Jones dhe Kryqëzata e fundit”. Arkeologu Josh Gates ka thënë në premierën e sezonit të ri “Ekspedita të panjohura” më 9 Tetor se një skuadër amerikano-jordaneze ka zbuluar një varr masiv në vendin historik ku u xhirua filmi në 1989-ën.

Vendi i njohur si “Thesari” në Petra të Jordanisë ka shërbyer si shtëpia e ‘Gralit të Shenjtë’ në filmin i cili kishte të bënte me kupën mitologjike nga e cila piu Jezusi në Darkën e Fundit. Në film, Kupa i siguron kujtdo që pi në të pavdekshmërinë, për aq kohë sa nuk e heqin atë nga varri. Mbretëria e Nabatean krijoi një qytet të tërë në shkretëtirë mijëra vjet më parë,  me “Thesarin” e vendosur në mes. Që prej filmit, “Thesari” është kthyer në një destinacion që tërheq miliona vizitorë në vit.

Një varr me 12 skelete brenda u zbulua në strukturën 2 mijë vjeçare pas një skanimi me sensorë që e bëri ekuipazhin të fillonte me gërmimet. Sigurisht projekti kishte edhe lejen e qeverisë jordaneze. Drejtues i ekipit ishte profesori Paul Creasman, drejtor ekzekutiv i Qendrës Amerikane të Kërkimeve.

Duke qenë se shumica e varreve të zbuluara në Jordani janë bosh, ky zbulim ka një rëndësi të madhe për arkeologët. Ky varr mund të çojë në zbulimin e shumë sekreteve dhe mënyrës si kanë jetuar njerëzit në periudhën e Nabataeans. E çuditshme dhe e frikshme njëkohësisht është fakti se një nga skeletet u gjet duke shtrënguar një enë qeramike, fiks si te filmi i famshëm. “Thesari” besohet të jetë përdorur për funeralet  mijëra vjet më parë, ndërsa janë zbuluar edhe tre varre ‘Nabatean’ që datojnë që në shekullin e parë para Krishtit.