Bota Botë e Çuditshme

Njësoj si Kevin në “Home Alone”, 6-vjeçari përfundon në avionin e gabuar për të shkuar te gjyshja!

Një djalë i vogël, i cili po udhëtonte vetëm, gabimisht fluturoi me një avion që ulej në një qytet krejtësisht tjetër. 6-vjeçari, Casper, po fluturonte i pashoqëruar nga aeroporti i Filadelfias për të vizituar gjyshen e tij në Fort Myers, Florida, kur ai mbeti i bllokuar në Orlando, rreth 200 km larg destinacionit të tij.

Linja ajrore amerikane tha që Casper kishte hipur gabimisht në një aeroplan për në Orlando. Ngjarja në të cilën Casper i vogël ishte protagonist, të kujton historinë e “Home Alone”, filmi i vitit 1992 në të cilin Kevin, i luajtur nga një Macaulay Culkin, ndahet nga prindërit e tij dhe përfundon në një avion që shkon në Nju Jork, në vend të Floridës.

Gjyshja e tij shpjegoi për një media lokale se pasi kuptoi se avioni që duhet të zbriste Casper, erdhi dhe ai nuk po zbriste, filloi të frikësohej. Fillimisht stafi nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur. Më pas i thanë se fëmija ndoshta nuk kishte pasur kohë të hipte, por gjyshja u përgjigj se nuk ishte e mundur sepse kishte gjurmuar nipin e saj dhe kishte konfirmim që fëmija kishte bërë check- in në aeroport.

Pas disa orësh atë e telefonoi Casper, nga aeroporti i Orlandos për ta lajmëruar që kishte hipur në avionin e gabuar, më shumë se 200 km larg. Kompania i kërkoi falje dhe i ofroi asaj rimbursim të fluturimit. Casper arriti më në fund në destinacion dhe u bashkua me gjyshen për të festuar Krishtlindjen.