Botë e Çuditshme

Njësoj si ju, edhe peshqit “ndëshkojnë” fëmijët e tyre!

Qeniet njerëzore nuk janë të vetmet që përdorin dhunën, sipas një studimi të publikuar në Animal Behavior dhe ka të bëjë me një specie peshqish. Peshku në fjalë është një cichlid, një nga familjet më të përhapura në botë dhe i përket specieve “Neolamprologus savoryi”, një nga speciet e shumta të ciklideve endemike të liqenit Tanganyika.

Në të kaluarën këto kafshë, me një jetë shoqërore komplekse, përdorin edhe ndëshkimin trupor ndaj anëtarëve vartës të grupit, por deri më tani nuk e kemi pyetur veten pse e bëjnë këtë. Ekipi nga universiteti Metropolitan Osaka që kreu studimin e zbuloi atë; është një mënyrë për të inkurajuar anëtarët më dembelë të grupit që të merren me punë dhe të kontribuojnë në mirëqenien kolektive.

Struktura sociale e këtyre cichlideve përfshin praninë e ekzemplarëve dominues, të cilët janë edhe ata që riprodhojnë dhe një sërë ndihmësish, të cilëve u ngarkohen detyra të ndryshme, nga mbrojtja e territorit deri te ruajtja e folesë. Megjithatë, jo të gjithë ndihmësit angazhohen në të njëjtën mënyrë; ka ekzemplarë më aktivë dhe të tjerë që janë më dembelë, të cilët jo gjithmonë marrin pjesë në aktivitete. Përballë një peshku që shpërfill detyrat e tij, ekzemplarët dominues reagojnë me dhunë, duke i sulmuar, një sjellje që nuk kursen as fëmijët e tyre.