Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Çfarë mendon ajo për Eglën si lojtare?
Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare.
Po për faktin se ajo doli si e preferuara e publikut gjatë një televotimi të hapur?
Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar. Duan të shohin rrëmuja. Se nuk po e zgjedhin për fituese. Po e zgjedhin për të parë çudira.
E pyetur nga Eni Shehu se mbase çmimi i madh mund të shkojë për një çudi si Egla, ajo u shpreh:
Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e Big Brother VIP 3, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meritonka të gjitha vuajtjet që ka se i dashka.