Këngëtari i njohur kanadez Ed Sheeran ka thyer një rekord të madh, pasi kënga e tij “Bad Habits” e ka bërë atë artistin më të dëgjuar në Britani të Madhe, si dhe kënga më e dëgjuar e vitit 2021. Kjo e bën 31-vjeçarin, artistin e parë që fiton të dyja vlerësimet në dy vite të ndara. Ai më parë e bëri këtë arritje në vitin 2017, me këngën e tij hit “Shape of You” dhe albumit të njohur “Divide”.
E vetmja artiste tjetër që ka kryesuar të dy listat në të njëjtin vit është Adele, me “Rolling In The Deep” që është kënga më e dëgjuar dhe albumi i saj “21” e bën atë artisten më të dëgjuar të vitit 2011. Këngëtari i “Thinking Out Loud” ka marrë kurorën e artistit më të dëgjuar në pesë vitet e fundit, me përjashtim të vetëm në vitin 2020 kur Dua Lipa mori këtë epitet me albumin e saj “Future Nostalgia”.
Listat vjetore përpilohen nga kompania e licencimit të muzikës ‘Phonographic Performance Limited’ (PPL). Peter Leathem, shefi ekzekutiv i PPL tha se:
Urime për Ed Sheeran. Suksesi i tij në krye të listës gjatë pesë viteve të fundit është një dëshmi jo vetëm për cilësinë e prodhimit të tij, por edhe për forcën e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkaq, Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik pasi një tjetër “vit i artë” pa pasurinë e tij që thuhet se u rrit me 40 milionë funte, sipas listës së pasur të ‘Sunday Times Music’. Kantautori i “Suffolk”, 31 vjeç, zë vendin e 10-të në listën vjetore të artistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe irlandez me një pasuri totale të vlerësuar prej 260 milionë funte.
Rikujtojmë, se rreth 1 muaj më parë Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seabron u bënë prindër për herë të dytë. Ishte vetë këngëtari që njoftoi në Instagram se ai dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn, mirëpritën një tjetër vajzë.