Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Luizi dhe Armaldo duket se kanë vendosur t’i ‘ndezin’ përsëri debatet mes tyre, pasi vetëm pak më parë kanë filluar përsëri keqkuptimet dhe zenkat mes të dyve. Nuk dihet nëse këto janë zënka të vërteta apo thjesht të dy janë duke bërë ndonjë lojë, kjo pasi Luizi pritet të ketë shumë plane kundër banorëve të tjerë, pasi është shumë i mërzitur dhe i prekur nga eleminimi i Efit mbrëmjen e kaluar.
Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh. Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim. Banorët që ajo zgjodhi ishin Efi, Kiara dhe Luizi dhe një prej tyre do të eleminohet mbrëmjen e sotme. Mes tyre Efi ishte banorja që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Pikërisht këtë Luizi nuk e priti aspak mirë dhe pati një reagim të ashpër ndaj saj, duke i folur dhe me tone të larta. Ditën e sotme, teksa ishte duke folur me banorë të tjerë, Dea tha se ai nuk është burrë, pasi ka arritur në ofendime të rënda ndaj një femre. Ajo po ashtu u shpreh se u tremb vërtet shumë nga reagimi i tij.