Auto & Moto

Njerëzve ende u pëlqejnë makinat e vogla…

Siç raportohet, prodhimi i makinave të vogla nuk ka përfunduar pasi njerëzit ende i pëlqejnë ato. Le të fillojmë me Nissan. Sentra është një nga modelet më të shitura me 89,028 njësi të shitura në gjysmën e parë të vitit. Nëse vazhdon me këtë ritëm, kjo do ta vendosë atë lehtësisht në mesin e 20 automjeteve më të shitura në SHBA. Një makinë tashmë ndër 20 më të mirat është Honda Civic dhe popullariteti i saj po rritet. Shitjet janë rritur me 38% deri në qershor, duke arritur në shitjen e 129,788 automjeteve.

Nëse ky ritëm vazhdon, Civic mund të jetë ndër 10 më të shiturat për vitin 2024. Por, dyshohet se modeli Corolla i Toyotas do ta arrijë atë qëllim. Kjo pasi shitjet e këtij modeli janë rritur për 25% deri më tani, me 121,991 njësi të shitura. Shitja e makinave elektrike u rrit me 31% në vitin 2023. Shitjet globale të makinave plotësisht elektrike (EV) dhe atyre hibride plug-in, u rrit me 31% në vitin 2023, sipas Rho Motion. Menaxheri i të dhënave të Rho Motion, Charles Lester, theksoi se shitjet globale të makinave elektrike për vitin 2023, ishin në përputhje me parashikimet e kompanisë së tij.

Për vitin 2024, Rho Motion parashikon një rritje globale midis 25 dhe 30%. Makinat plotësisht elektrike ose ato me bateri, përbënin 9,5 milionë nga 13,6 milionë EV të shitura në mbarë botën. Disa prodhues të makinave kanë frikë se trendi në rritje i elektrizimit të makinave, mund të ndikojë në rënien e kërkesave, pasi drejtuesit gjithnjë kërkojnë modele më të mira. Shitjet e makinave elektrike dhe atyre me bateri, u rritën për 50% në SHBA dhe Kanada dhe 27% dhe 15% në Evropë dhe Kinë. Ndërkaq, muaji dhjetor shënoi një rekord prej 1,5 milion makinave të shitura.