Celebrities Gossip Showbiz

Njerëzit po tallen me Paris Hilton nëpër rrjete sociale dhe arsyeja është ecja e saj në pasarelë!

Së fundmi trashëgimtarja miliardere Paris Hilton u shfaq në pasarelë për spektaklin e Mugler në Javën e Modës në Paris dhe komentuesit nuk i kursyen talljet në rrjetet sociale. Arsyeja ishte mënyra e ecjes së saj, e cila u cilësua si “ecja e pulës”. “Kështu eci unë kur dua të vërtetoj se nuk jam e dehur”,-shkruan një komentuese në platformën “X”. “Pse ecën si pulë kjo?”,-pyet një tjetër.

Rikujtojmë, se në një intervistë të fundit miliarderja shprehu se besonte se ishte aseksuale në fillim të të 20-tave, edhe pse kjo është diçka që nuk e ndau kurrë me askënd. Këtë e thotë sepse “i pëlqente vetëm puthja”, por jo edhe marrëdhëniet seksuale. 41-vjeçarja theksoi se, pavarësisht se konsiderohej seks simbol, çdo gjë seksuale e tmerronte atë. Kjo ishte një deklaratë befasuese që ajo vetë tani ka kërkuar ta shpjegojë.