Food & Drink Lifestyle Tech

Njerëzit po ‘çmenden’ pas këtyre mollëve ngjyrë vjollcë në Kanada, por ka një problem serioz…

Të apasionuarit pas frutave po ‘dynden’ në Saskatchewan, Kanada në kërkim të mollëve vjollcë pasi imazhet e tyre u bënë virale në rrjete sociale. Por, ka vetëm një problem… imazhet janë krijuar artificialisht. Rachelle Hofmeister, hortikulturiste në Dutch Growers në Regina, u shpreh:

Duket e mahnitshme. Do të ishte shumë argëtuese. Por, për fat të keq, nuk është e vërtetë.

Postimi origjinal i fotos, i publikuar në Instagram nga përdoruesi ‘Unnaturalist AI’, tregon disa mollë ngjyrë vjollce që shkëlqejnë. Megjithatë, postimi i kësaj faqeje i përshkroi mollët si “me origjinë” nga provinca kanadeze e Saskatchewan, ku ato lulëzojnë në klimën e ftohtë. Hoffmeister vijon:

Ne kemi pasur shumë mollë që janë rritur në Saskatchewan, por asnjëra prej tyre nuk është vjollcë. Të gjitha kanë tul të bardhë dhe lëkurë të kuqe.

Pavarësisht falsifikimit, postimi u vë shpejt viral në rrjete sociale ndërsa shikuesit e mahnitur pyesnin veten se çfarë shije kishin mollët vjollcë dhe ku mund t’i blinin ato. Megjithatë, edhe pse po përhapen virtualisht, këto imazhe mund të kenë pasoja serioze në botën reale.