Ju nuk duhet të jeni një mësues apo psikolog për të “lexuar” njerëzit. Njohuritë e përgjithshme dhe aftësia për të parë ata, analizuar dhe krahasuar janë të mjaftueshme. Tiparet fizike janë si çelësat e vegjël që zhbllokojnë personalitetet e njerëzve.
Mund të provoni të lexoni fytyrat e miqve, të afërmve ose maceve tuaja dhe të shihni nëse funksionon për ju apo jo.
Ja se si tiparet e fytyrës tuaj ndikojnë në mënyrën se si të tjerët ju perceptojnë:
Buzë të trasha.
Sipas Dr.Mehta, njerëzit që kanë buzë të trasha shihen si ekstrovertë. Ata duken më miqësorë sesa njerëzit me buzë të holla. Si rregull, njerëzit me buzë më të mëdha perceptohen se janë në gjendje të shprehin emocionet e tyre hapur dhe kanë nivele më të larta simpatie, madje edhe ndaj të huajve.
Buzë të holla.
Njerëzit me buzë të holla shquhen si të vetmuar. Ata mendohen si introvertë dhe të vetëmjaftueshëm. Njerëzit me buzë të holla gjithmonë duket se kënaqen me atë që bëjnë. Të tjerët mund të mendojnë gjithashtu se preferojnë të kalojnë kohë në vetmi.
Hundë e madhe.
Nëse keni hundë të madhe, njerëzit ndoshta ju perceptojnë si ambicioz dhe pak perfeksionist. Njerëzit me hundë të madhe duken si udhëheqës të fortë, me vetëbesim që nuk kanë frikë nga situatat sfiduese. Duket sikur është e vështirë të ndikosh tek ata, pasi ata gjithmonë duken si njerëz që dinë se çfarë kanë nevojë.
Vetulla të trasha.
Njerëzit me vetulla të trasha perceptohen si vendimtar, me ndikim dhe narcizist. Njerëzit besojnë se ata synojnë shumë dhe gjithmonë i arrijnë qëllimet e tyre. Vetullat e trasha u atribuohen njerëzve të guximshëm dhe aktivë.
Rrudhat rreth syve.
Njerëzit që kanë rrudha në sy zakonisht shihen si të sinqertë. Rrudhat e syve janë një shenjë e dikujt që ka përjetuar emocione të forta, që shkaktohen nga dhimbja ose trishtimi. Njerëzit shpesh u besojnë atyre, pasi duken të besueshëm.
Sytë e mëdhenj.
Njerëzit me sy të mëdhenj duken krijues, mendjehapur dhe ndoshta kanë inteligjencë të lartë emocionale.
Një fytyrë e gjerë.
Një fytyrë e gjerë është tipike për udhëheqësit efektivë dhe të fortë. Njerëzit me këtë tipar të fytyrës shihen si të fuqishëm dhe madje agresivë. Ata mund të jenë drejtues të përsosur që sjellin të ardhura të konsiderueshme për kompanitë e tyre.
Rikujtojmë, se së fundmi një studim i kryer nga Universiteti i British Columbia, ka dalë në përfundimin se gratë me flokë të verdhë kanë më shumë shanse për të drejtuar një kompani ose për të qenë në pozicione drejtuese.