Një vend në planetin tonë është aq i izoluar, larg prej zonave të tjera, sa njerëzit më të afërt për t’i kontaktuar janë ata nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor. E quajtur “Point Nemo” pas marinarit nga vepra e Zhyl Vernit, Twenty Thousand Leagues Under the Sea, kjo zonë është aq e izoluar në Oqeanin Paqësor, sa është pika më e largët në Tokë.
Qytetërimi më i afërt është ai i Ishullit të Pashkëve, rreth 2,574 kilometra larg. Një faqe në TikTok ‘Psychopoly’ shpjegon pse kjo pikë nxit kuriozitetin e të gjithëve. “Është e çuditshme të mendosh, por nëse gjendesh vetëm atje, njerëzit e tjerë më të afërt do të ishin në fakt astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, me distancë 415 kilometra”-thotë personi në video.
“Nëse do t’ju duhej ndihma e dikujt këtu, do të duheshin 15 ditë që njerëzit më të afërt të arrinin tek ju (me varkë), që do të ishte ekuivalenti që ata të udhëtonin dy të tretat e rrugës nëpër Shtetet e Bashkuara”. Psychopoly zbuloi gjithashtu se vendndodhja është afër vendit ku u dëgjua ‘Krisma’, e teorizuar si tingulli i një ajsbergu që u thye ose u teorizua edhe si “krijesa e panjohur e detit”.
Point Nemo është një pikë imagjinare që përfaqëson të ashtuquajturin “pol oqean i paarritshmërisë” dhe është përcaktuar në vitin 1992 nga inxhinieri, Lukatela. Nemo do të thotë “askush”, në latinisht që është një emër i përshtatshëm kur shikoni vendndodhjen e një vendi në Google Maps.