E ftuar në emision “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin në këtë episod ka qenë Anxhela Peristeri. Këngëtarja e njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj si ka nisur gjithçka. Një rrugëtim pas në kohë që në fëmijërinë e saj dhe deri sot.
Teksa po diskutonin në studio në lidhje me muzikën dhe emocionin që ajo përcjell tek artistët që performojnë ‘live’, Anxhela u shpreh se:
Nuk krahasohet fare emocioni që merr duke kënduar live me emocionin që merr duke kënduar me një USB. Tani mendoj që njerëzit e kuptojnë se kush është këngëtar i mirë dhe kush nuk është këngëtar i mirë. Okej, ka edhe këngëtarë që janë shumë të famshëm sepse kanë bërë shumë hite, ndoshta nuk janë këngëtarë aq të mirë. Secili ka bërë një gjë mirë për të qenë aty ku është them unë.
Më tej ajo shtoi se një nga artistet e saj të preferuara ka qenë Aurela Gaçe me këngët e saj dhe për mënyrën se si i interpretonte.
Unë kam pasur shumë qejf Aurela Gaçen. Vdisja për këngët e saj. Ajo është një këngëtare që po ashtu interpreton me shpirt.
Artistja gjithashtu ka treguar ndër të tjera se largimi nga Shqipëria për në Greqi me qëllimin për të ndërtuar diçka krejt të re sidomos vitin e parë ka qenë shumë e vështirë por më pas gjithçka ndryshoi. Për të zbuluar më tepër në lidhje me këtë mund të klikoni këtu.