Lifestyle

Njerëzit e kanë më të lehtë të flasin me një të huaj se të riflasin me miqtë e vjetër/Studim!

Të gjithë kanë miq të vjetër që janë zhdukur, miq që lëvizin ose thjesht largohen. Rikthimi në kontakt me një mik të vjetër nuk është gjithmonë i lehtë. Shumë prej nesh në mënyrë aktive i shmangen kontaktit me miqtë e vjetër. Një studim i ri, i kryer nga Lara Aknin dhe Gillian Sandstrom, studiues nga “Simon Fraser University” dhe “University of Sussex”, të dy studiuesit panë arsyet psikologjike se pse njerëzit shpesh hezitojnë të kontaktojnë miqtë e vjetër. “Ne jetojmë në një kohë kur njerëzit janë gjithnjë e më shumë të shkëputur dhe kanë më pak miq të ngushtë se sa kanë qenë në vitet e kaluara,”-shpjegoi Sandstrom për “Psychology Post”.

Kjo ndodh edhe për shkak të numrit të madh të mënyrave të komunikimit në kohët moderne, telefon, mesazhe, pajisje elektronike etj. Studimi zbuloi se duhen më shumë se 200 orë kontakte për ta kthyer një njohje të re në një mik/e të ngushtë, ndërkohë që nuk janë të qarta arsyet pse njerëzit e kanë vështirë të rilidhen me miqtë e vjetër.

Studiuesit kryen një sërë studimesh dhe zbuluan se ndonëse 90% e njerëzve kishin humbur kontaktet me një mik/e për të cilin ende kishin interes, ata shpesh shmangnin kontaktin për shkak të frikës së refuzimit, sikletit dhe ndjenjës së fajit për mosmbajtjen e kontakteve. Ky studim zbuloi se njerëzit e kanë më të lehtë të flasin me një të huaj se të riflasim me miqtë e vjetër.

Refuzimi mund të jetë një pjesë e përvojës sonë njerëzore. Në fund të fundit, kur kalon një kohë e gjatë, ju mund të keni ndryshuar, lidhja e vjetër mund të mos jetë më e fortë dhe e njëjtë si dikur. E gjithë kjo mund të sjellë ankth dhe frikë nga përgjigja, ose mungesa e saj. Jini të qartë dhe të sinqertë në komunikimin tuaj. Jini të vetëdijshëm se si të arrini gjërat që doni!