Celebrities Gossip Showbiz

“Një zotëri i vërtetë…”/Modelja italiane Cristina Buccino vjen me fjalët më të mira për Cristiano Ronaldon!

Siç dihet tanimë futbollisti Cristiano Ronaldo është prej disa vitesh në një lidhje me Georgina Rodriguez. Më parë ylli portugez ka qenë i lidhur me disa gra të njohura të botës së showbiz-it dhe jo vetëm. Së fundmi, ylli televiziv Cristina Buccino pretendon se ka dalë në një takim me Ronaldon. Modelja italiane ka folur për takimin me futbollistin dhe ka theksuar se ai di të kujdeset për një femër. Cristina ka shprehur për ‘The Sun’ se:

Unë arrita në një vend në Ibiza dhe Cristiano Ronaldo ishte tashmë atje. Ne vumë re njëri-tjetrin, sytë na u ndeshën dhe më pas ai më ftoi në darkë si një zotëri. Nuk mund të mos e pranoj se Cristiano Ronaldo është i lezetshëm. Në fillim sheh vetëm guaskën e jashtme, por më pas e njeh personin më afër. Cristiano doli të ishte një djalë bujar dhe një zotëri i vërtetë që di të kujdeset për një grua.

Së fundmi rikujtojmë se Georgina Rodriguez po merr kritika të ashpra për sjelljen ndaj miqve të saj. Në fakt, partnerja e Cristiano Ronaldos është cilësuar si egoiste dhe i mungon përulësia për mënyrën se si vepron. Ndërkaq në episodin e ri të dokumentarit të saj, Georgina zbuloi vendin më të çuditshëm ku ka bërë seks me Ronaldon. 

Bukuroshja zbuloi se pësoi tre aborte para humbjes shkatërruese të djalit të saj të porsalindur Angel. Modelja e bëri rrëfimin në sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix, sipas faqes spanjolle të lajmeve El Espanol. Çifti zbuloi në prill të vitit të kaluar se ndërsa ishin në pritje të binjakëve vetëm vajza e tyre Bella Esmerelda mbijetoi.