Aktorja bukuroshe Zendaya arriti që të tërhiqte jo vetëm vëmendjen e të gjithë të ftuarve por edhe të fansave të saj dhe kjo vetëm për look-un që ajo kishte zgjedhur që të vishte gjatë premierës së filmit fantastiko-shkencor me titull ‘Dune’. Një fustan i bardhë me shkëlqim kudo dhe me një model shumë të veçantë e bënë Zendaya-n të dukej thjeshtë e mahnitshme.
Aktorja 25-vjeçare zbukuroi tapetin e kuq në Odeon Luxe, në Leicester Square, të gjithë sytë ishin drejtuar te ylli kryesor i filmit ‘Dune’. Kjo premierë e këtij filmi mezi është pritur nga të gjithë sepse përveç temës dhe zhanrit fantastiko-shkencor ka të bëjë edhe me kastin e aktorëve, ku vlen që të përmenden Timothée Chalamet, Jason Momoa, Rebecca Ferguson, Oscar Isaac, Dave Bautista, Josh Brolin dhe Babs Olusanmokun.
Rikujtojmë se edhe në Festivalin e Filmit në Venecias ku aktorja arriti të fitonte vëmëndjen e të gjithë të pranishmëve jo vetëm për fustanin e saj të veçantë por edhe për gjerdanin e saj marramendës. Për ecjen në tapetin e kuq ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan ‘nude’ të thjeshtë por që i vinte në pah të gjithë format e saj trupore dhe e bëntë të dukej e mahnitshme. Fustani i saj ishte kombinuar mjaft mirë me të gjithë look-un dhe make up-in e saj.
Gjerdani që aktorja kishte vendosur ishte shumë i veçantë. Një gjerdan smeraldi 93 karatësh me një gur spektakolar. Aktorja 25-vjeçare goditi në tapetin e kuq me fustanin e saj nga ‘Balmain’ të bërë me porosi enkas për të, pasi modeli i bustit të saj rrinte aq perfekt. Ndërsa gjerdani që mbante Zendaya ishte nga koleksioni i bizhuterive të shtrenjta të markës ‘Bulgari Magnifica’, i cili paraqiste një smerald kolumbian 93 karatësh, të prerë nga kabokoni, të lidhur në nofullën e një gjarpri i cili ishte i veshur plotësisht me diamante dhe smeralde.