Celebrities

Një vit pas ndarjes, Camila dhe Shawn “kapen mat” në finalen e “Copa America”

Shawn Mendes dhe Camila Cabello u panë bashkë në fundjavë. Dyshja u ribashkua edhe një herë teksa ndiqnin ndeshjen finales midis Argjentinës dhe Kolumbisë, shkruajnë mediat e huaja.

Shawn ndau një fotografi me disa miq në Instastory, ndërsa Camila ndau një video me babain e saj. Megjithatë ata nuk postuan asgjë bashkë ndërsa një fans kapi një video ky dyshja shiheshin të ulur afër njëri-tjetrit.

Kjo do të thotë që ish-çifti u bë bashkë për herë të parë1 vit pas ndarjes, por nuk dimë ende nëse ishte një mundësi ribashkimi për të dy.

Interneti po gumëzhin nga spekulimet edhe për një lidhje të mundshme mes Camila Cabello dhe qendërmbrojtësin e Cincinnati Bengals, Joe Burrow. Ish-anëtarja e Fifth Harmony dhe ylli i NFL ndezën thashethemet për romancë pasi fansat me sy shqiponjë vunë re se ata e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.