Celebrities Showbiz

Një vit para vdekjes së tij Matthew Perry ka shprehur se si donte të kujtohej nga të gjithë!

Më 28 tetor 2024 shënohet përvjetori i parë i vdekjes së Matthew Perry, aktorit të njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin legjendar F.R.I.E.N.D.S.

Perry humbi jetën në tetor 2023, në një incident tragjik që u raportua si një mbytje aksidentale në shtëpinë e tij në Los Angeles, por ende ka dyshime rreth shkaqeve të vdekjes së tij dhe nësa kanë patur ndikim faktorë të jashtëm apo dhe njerëz. Gjithsesi, sipas hetimeve të bëra thuhet se vdekja e tij u përcaktua se ishte shkaktuar nga “efektet akute të ketaminës”. Faktorët kontribues u renditën si mbytja, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës, një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të opioideve. Nuk kishte prova të alk00lit, metamfetaminës, k0kainës, heroinës, PCP ose fentanilit në sistemin e Perry-t, sipas raportit.

Humbja e tij la një boshllëku të thellë në zemrat e adhuruesve dhe kolegëve të tij.


Një vit përpara se të ndodhte tragjedia, në një intervistë për podcastin “Q with Tom Power”, Matthew Perry ndau mendimet e tij për mënyrën se si dëshironte të mbahej mend. Ai shprehu dëshirën për të qenë i kujtuar si dikush që:

jetoi mirë, dashuroi mirë dhe ishte kërkues… gjëja më kryesore ishte se dëshironte të ndihmonte njerëzit


Ai nënvizoi se ishte i përkushtuar për të ndihmuar të tjerët, veçanërisht ata që luftonin me probleme të ngjashme me varësinë, duke shpresuar se njerëzit do të kishin guximin të kërkonin ndihmë nga ai.

Perry ishte i njohur për betejat e tij me varësinë nga alkooli dhe droga, të cilat i diskutoi hapur gjatë jetës së tij. Ai shpesh theksoi rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes në procesin e rikuperimit, duke ndarë përvojat e tij për të inspiruar të tjerët që përballeshin me të njëjtat sfida. Në librin e tij, “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing”, ai ndau momente të vështira dhe triumfe, duke theksuar se ndihma ndaj të tjerëve ishte një nga qëllimet kryesore të jetës së tij.

Vdekja e tij shkaktoi reagime të shumta në mediat sociale, me adhurues dhe kolegë që ndanë kujtime dhe nderime për trashëgiminë e tij. Matthew Perry do të mbahet mend jo vetëm si një aktor i talentuar, por edhe si një njeri që kërkoi të bëjë një ndryshim në jetët e të tjerëve, duke u angazhuar për të ndihmuar ata që përballeshin me sfida të ngjashme me të.