Tech

Një virus i ri po sulmon telefonat “android”, është i maskuar si përditësim

Një virus i fuqishëm mund të marrë kontrollin e plotë të telefonit Android dhe t’ju vjedhë të dhënat. Sipas studiuesve të sistemeve të sigurisë, bëhet fjalë për një virus të maskuar në formën e një përditësimi, që instalohet si aplikacion jashtë Google Play, i cili fsheh dhe filtron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e të shënjestruarit drejt e në serverat e operatorit.

Bëhet fjalë për hackim mesazhesh, kontaktesh, detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, për thirrjet telefonike, si dhe për shkrepje fotosh të ndryshme duke përdorur kamerat e telefonit.

Ky virus madje përgjon edhe vendndodhjen, pohojnë studiuesit, dhe kjo ndodh pa e kuptuar fare përdoruesi.

Është më i sofistikuari i realizuar deri më sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar,- thotë drejtori i kompanisë Zimperium, Shridhar Mittal.

Risjellim në vëmendje se sistemi Android i telefonave smart vijon të mbetet më i lehti për t’u sulmuar, ndërsa ende nuk ka një zgjidhje për shmangien e viruseve të karakterit të tillë.