Bota

Një video emocionuese e Limbanit, shimpanzesë që takon pas 7 vitesh çiftin që u kujdes për të kur ishte sëmurë!

Shumë njerëz mund të kenë parë shimpanze në një kopësht zoologjik, ku një staf i tërë kujdeset për ta çdo ditë por jo të gjithë i kanë këto mundësi. Si në rastin kur disa njerëz ndodh që të shpëtojnë kafshë nga bota e egër për shumë arsye ku një prej tyre mund të jetë edhe refuzimi nga nëna e tyre.

Limbani ishte një nga ato shimpanzetë e refuzuara nga nëna e tij kur lindi. Ai lindi me pneumoni dhe nëna e tij e refuzoi, me gjasë sepse ai do të kishte vdekur ose do të ishte shumë sëmurë. Ligjet e natyrës mund të jenë mizore, por kur jetoni në natyrë, kjo është mbijetesa e më të fortit dhe të kesh kujdes për një foshnjë të re është ndoshta edhe e vështirë për një kafshë, ku rreziku shtohet kur është edhe sëmurë.

Për fat të Limbanit, ai u shpëtua nga një kopsht zoologjik, por shpejt u bë e qartë se shimpanzeja e vogël kishte nevojë për kujdes gjatë gjithë kohës për të mbijetuar. Ishin Tania dhe Jorge Sanchez, të cilët kishin dalë vullnetarë për të ushqyer foshnjën ndërsa ai vazhdonte të merrte kujdesin e duhur mjekësor. Sanchezes ishin pjesë e ekuipazhit që kujdesej për Limbani kur ai po merrte trajtim intensiv ndërsa ishte në kopshtin zoologjik. Por kanë kaluar vite që kur Limbani ishte një shimpanze e sëmurë. Pas shërimit të tij të suksesshëm teksa jetonte me Tania dhe Jorge, ai u transferua në Fondacionin Zoological Wildlife, ku ka qëndruar për gati shtatë vjet.

Por së fundmi, shimpanzeja e braktisur dikur u ribashkua sërish me familjen e tij kujdestare. Reagimi i tij ishte mjaft i veçantë, emocioni i tij ishte i papërshkrueshëm. Limbani vrapoi i emocionuar drejt të dyve përpara se të hidhej në krahët e Jorge, me shumë përqafime dhe puthje. Madje ata dolën edhe për një xhiro së bashku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)