Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edicioni i 94-rt i çmimeve Oscar 2022, ku filmi “Coda” u shpall triumfuesi. Komedia dramatike me regji të Sian Heder është një remake i filmit francez të vitit 2014, “La Famille Bélier”. Klikoni në këtë link për listën e plotë të fituesve të çmimeve Oscar 2022, ceremonisë që për shqiptarët u transmetua live në Top Channel.
Ndërkaq, tapeti i kuq u rikthye më magjik se kurrë. Ndërsa vitin e kaluar u pa një version i shkurtuar i ngjarjes për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë, këtë vit e gjithë shkëlqimi dhe magjepsja u rikthye në këtë cep të Hollivudit. Me Andrew Garfield, Kristen Stewart, Jessie Buckley, Billie Eilish, Lily James, Zoë Kravitz dhe Mila Kunis moda nuk zhgënjeu. Ne ju njohim ndërkaq me veshjet më të mira të ‘Oscars 2022’: