Celebrities Gossip Showbiz

Një vështrim i shkurtër i dy protagonistëve në xhirimet e “Në kuadër të dashurisë”!

Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë, disa personazhe të tjerë, Sara Hoxha, Ndriçim XhepaYlber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku Zamira Kitën, Sotiraq Bratkon, Aleksandër Grami, Eni Shehu dhe Dea Mishel Hoxha. Ditën e sotme janë publikuar disa foto të protagonistëve duke xhiruar një pjesë brenda në shtëpi dhe në dhomën e gjumit dhe disa pamje nga prapaskenat e xhirimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel Films (@topchannelfilms)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel Films (@topchannelfilms)

E së fundmi janë zbuluar të gjithë aktorët që do të jenë pjesë e filmit. Deri më tani nuk ka qenë zbuluar Salsano Rapi, Myzafer Zilfaj, Xhuljano Brisku, Megi Pojani dhe Sara Kolami.