Celebrities Gossip Showbiz

Një vendim i papritur në “Big Brother Vip 2”, ja çfarë u lajmërua në fillim të programit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë ka nisur ‘Prime’ i mbrëmjes së sotme e që në fillim të spektaklit Arbana ka treguar për publikun një vendim që ka marrë Vëllai i Madh, i cili ka të bëjë me eleminimin. Mbrëmjen e sotme do të ketë dy eleminime.

Pas mënyrës së re të nominimit të martën ku banorët duhet të zgjidhnin një sferë e cila përcaktonte nëse duhet të jepnin dy emra dhe dy arsye aty përballë banorëve apo në dhomën e rrëfimit, në nominim dolën Efi, Xhonatani dhe Luizi.

Bazuar tek nominimet lidhur me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh.  Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Xhonatani (94%), Efi (5%), Luizi (1%).