Celebrities Gossip Showbiz

Një vëlla si ai do të donim të gjithë, pas videos frymëzuese të Beatrix, reagon Alban Ramosaj!

Ish-banorja e edicionit të parë të “BBV” dhe njëkohësisht këngëtarja Beatrix Ramosaj ditën e djeshme ka reaguar me anë të një videoje në rrjetin e saj social Instagram teksa ka folur në lidhje me të gjitha sulmet që asaj i janë bërë këto kohë nga mediat dhe jo vetëm.

Që pas lidhjes që ajo krijoi me aktorin e humorit, Donald Veshaj është përballur me një “lum” sulmesh të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Shumë e emocionuar, Beatrix dha një mesazh të fortë për të respektuar mbi të gjitha të drejtat e saj dhe të çdokujt tjetër. 

Krahas reagimit të saj, nuk ka munguar edhe përkrahja e vëllait të saj, Alban Ramosaj. Në një koment poshtë videos, ai shkruan se është i lumtur që Beatrix është vetvetja dhe se kjo është arma më e mirë e këngëtares.

Paragjykimet, gjykimet, ofendimet, bullizmi është thjesht një projeksion i pasigurive, limiteve, injorancës dhe nevojave të tyre. E faktuar me qindra herë. Jam i lumtur që dita ditës kur zgjohesh vendos të jesh vetëvetja jote autentike 100 përqind dhe kjo është arma jote më e fortë. Herët a vonë, e drejta fiton… përherë. Vazhdo të shkëlqesh siç di ti dhe lëri të tjerët të digjen nga rrezet e tua se kashta kashtë do qëndroj vështirë të kthehet në bar të njomë. Të dua fort unë dhe mijra të tjerë. P.S: Uroj që personazhet publik të jenë të vërtetë dhe të ndershëm sa ti, do të ishte një vend më i mirë për të jetuar.