Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës. Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant.
Para pak orësh, me rastin e ditëlindjes së Arilenës, Miriami ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për shoqen e saj më të ngushtë duke e shoqëruar me një foto ku bukuroshet duken më të afërta se kurrë.
Gëzuar ditëlindjen engjëll! Uroj të kesh gëzimet më të mëdha në jetë dhe bekime pafund. Ti e bën botën një vend më të mirë dhe më të ndritshëm. Të dua zemër.
Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it.
Një nga gjërat që ndjekësit e një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Dyshja nuk ngurrojnë kurrë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik.