Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2022 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.
“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” vijon në Top Albania Radio me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë. Njëri prej tyre ka qenë ai i këngëtarit të njohur Kastro Zizo. Ja urimi që ka artisti për të gjithë publikun shqiptar.
Unë jam Kastro Zizo dhe ju uroj një vit të mbarë! Viti 2023 qoftë i begatë dhe me plot dashuri për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar!