Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP. Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. Vetëm pak më parë gjatë spektaklit është lexuar përmbajtja e tij, e cila është një paralajmërim final për këdo banor që thyen rregullat.
Ky është një komunikim zyratar, disa prej jush kanë thyer rregullat, duke bllokuar fizikisht lojtarin në kuadër të lojës. Kjo lojë nuk luhet kështu, nëse ju nuk e ndaloni, atëherë ju do të eleminoheni kategorikisht. Që nga ky moment askush nuk mund të thyejë më rregullat. Askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut. Ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor.
Kur zarfi i zi mbërriti në shtëpi banorët nisën nga aludimet se çfarë mund të përmbaj dhe për cilin apo cilët nga banorët ishte. Disa nga banorët mendonin se zarfi kishte të bënte me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek lavamani, mes Kiarës dhe Luizit. Ndërkohë Maestro, deklaroi se nëse zarfi është përjashtim për Luizin për këtë ngjarje, atëherë duhet të përjashtohet dhe ai, pasi e mbështeti.