Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.
E tashmë që kanë vendosur që ta bëjnë publike lidhjen e tyre duket se Jori dhe partneri i saj, Fred De Palma nuk e kanë problem të postojnë foto dhe video me njëri-tjetrin. Së fundmi Jori ka postuar një foto me të dashurin e saj, ku ai e puth në ballë dhe duken mjaft të dashuruar. Pas disa ditësh në Tiranë, së fundmi të dy kanë vendosur të udhëtojnë së bashku dhe destinacioni i tyre është Amsterdami e këtë na e ka treguar Jori me një postim në Instastory.
Me anë të disa postimeve duket se Jori dhe Fred kanë shkuar me pushime, vend të cilin nuk e kanë zbuluar ende. Në postimin e fundit Jori shfaqet duke bërë një tatuazh në qafën e të dashurit të saj, që duhet të jetë shkronja e parë e emrit të saj.