Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.
Këtë të shtunë me Ilvi Begollin ka qenë e ftuar toksikologia Suela Xhufi. Ajo ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës nga viti 1997 deri më 2003 ku u diplomua “Mjeke e Pergjithëshme “ Më pas ka kryer Specializimin Post universitar pranë Fakultetit të Mjekësisë nga viti 2008-20111 ku u diplomua “ Mjeke Kliniciste Toksikologe-Addiktologe”.
Znj.Xhufi ka marrë pjesë si referuese në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare ku, ka qenë pjesë në rolin e monitorit klinik për disa studime klinike në rang Global .Është autore e disa publikimeve shkencore në lidhje me fushën e Addiksionit, dhe evidentimit të problemeve që shkakton përdorimi i drogave në performancën sportive dhe shëndetin në përgjithësi. E pyetur se si është përhapja e kësaj varësie në Shqipëri, ajo u shpreh se ky trend i ri është gjithmonë në rritje, sidomos tek adoleshentët.
Normalisht, përdorimi i drograve është një plagë mund të them jo vetëm në Shqipëri, por edhe botërore. Tek ne ka hyrë në vitet ’90. Pacientët e parë mund të them se nuk kanë qenë me drogë ilegale, por kanë qenë përdorues të pedininës. Dhe që nga vitet ’90 e deri tani kemi një trend gjithmonë e në rritje të përdoruesve. Në qoftë se do të flasim me trendet e fundit të drograve, sigurisht që vendin e parë patjetër që e mban alkooli. Jo vetëm në Shqipëri. Edhe nikotina. Të dyja ecin paralel.
Këto drogra që ajo i lartpërmendi, a merren të gjitha në mënyrë ilegale në Shqipëri apo ka ndonjë mënyrë tjetër, si për shembull në farmaci?
Ka disa kritere. Nëse flasim si marrëdhënie medicinale, sepse këtu bëhet gabimi. E bëjnë edhe mjekët zakonisht. Kur flasim për marijuanë medicinale, që është e legalizuar, nënkuptojmë tableta, nënkuptojmë vaj. Pra, janë lloje të tilla të cilat nuk kanë nivel të HC-je të lartë. Ajo me cigare është rekreacionale. Pra, është diçka tjetër.