Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj dhe publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.
Pas suksesit me këngën e titulluar “Bebe”, duket se Era ka ndërmend të publikojë një këngë tjetër. E teksa na ka treguar një prej pamjeve të saj, diçka na ka rënë në sy dhe janë pikërisht vetullat. Vetullat e këngëtares janë të mbuluara me gura dhe mund të themi se artistja ka sjellë një trend të ri.
Videoklipi i saj më i fundit quhet ‘TKRKT’ dhe në një kohë të shkurtër arriti miliona klikime në platformën Youtube dhe u bë gjithashtu viral në TikTok. Pas uksesit të këngës origjinale, bukuroshja i ka shtuar dhe një version tjetër, atë ‘remix’.
Nga na tjetër dhe ‘Bebe’ arriti miliona klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Vetë artistja na ka bërë me dije me anë të një Instastory se projekti i saj ka arritur mbi 21 milion klikime në platformën YouTube.